Stop-Prishtine, si u krijua borxhi fiktiv 260 mije dollare.(18.04.2019)


Skënder Kuniviku, një biznesmen nga Prishtina denoncon në “Stop” për një borxh, të krijuar artificialisht në shumën 260 mijë dollarë.Në vitin 2013 Skënderi krijoi kompaninë Gording Germany Plus,që importonte produkte dekorative.Skënderi kishte 80 %, ndërsa 20% të aksioneve, i kishte një shqiptaro-turk.Më pas aksionet 20% dhe 30% të Skënderit i shiten një tjetër shqiptaro-turku, Elif Duman. Pasi biznesi nuk eci, ortakët ndanë deryrimet dhe mallin dhe zeruan likujduar edhe njëri-tjetrin.Pas disa kohësh, Skënderit i vjen një thirrje nga gjykata e Prishtinës, ku ortakja e tij Elifi, kishte hapur nje gjyq me pretendimin, se Skënderi i ka blerë mall 260 mijë dollare dhe nuk ia ka paguar. Por Elifi fsheh faktin, që kanë qenë ortakë dhe përmes përmbaruesit dhe gjykatës legjitimon këtë borxh fiktiv, që Elifi e ka mbështetur në disa fatura në gjuhën turke. Por faturat nuk kanë kodet e mallit e janë paraqitur pa përkthim dhe pa vulën apostile.Nga ana tjetër gjyqtari Lek Prenaj, ka nxjerrë urdhrin e ekzektuimit me këto shkelje. Sanja Telhallari, shpjegon, se për t’u legalizuar një dokument nga një shtet në një tjetër, duhet të ketë disa elementë sigurie, që bëhen në zyrën noteriale.Dokumentet duhet të kenë patjetër përkthimin zyrtar dhe vulën apostile. Nëse këto elementë mungojnë në dokument, atëherë ai nuk ka fuqi ligjore, për t’u përdorur në shtetin tjetër.

Të Fundit