Stop-Pret biletat per Milano te Geraldina Travel, por djali i mbetet ne Rinas! (19 shkurt 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop-Pret biletat per Milano te Geraldina Travel, por djali i mbetet ne Rinas! (19 shkurt 2020)

Udhëtuam drejt Lacit dhe takuam Tonin Prendin, i cili kishte prenotuar bileta për Milano në datat 25 dhjetor dhe kthim në 1 janar në agjensinë “Geraldina Travel”. Në datën e fluturimit kanë konstatuar në zonën e check-in-, se bileta për djalin nuk ishte prerë. Tonini thotë, se pagesën e parë në shumën e 370 eurove, e kishte bërë me bankë në emër të Artenisa Stavri Siqeca. Por ai u detyrua të paguante edhe 225 euro në aeroport për djalin.Gazetarja e “Stop” u interesua për agjensinë në fjalë, por Artenisa ia jep adresën gabim. Edhe pse gazetarja arrin të gjejë vendndodhjen e agjensisë, askush nuk ndodhet aty.U interesuam në Ministrinë e Financave, në komisionin e mbrojtjes së konsumatorit. Por edhe aty na thonë, se admnistratorja e kësaj agjensie, nuk është gjetur në zyrë në asnjë moment.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *