Stop-Polican, punonjësit sorollaten për pagën e 8 muajve,drejtori: do i marrin! (09.08.2019)

Vasilika Ducka, ish-punonjëse e Uzinës së Armëve Polican, denoncon në Stop mos marrjen e 8 muajve page nga Uzina. Vasilika tregon, se është ankuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe tek institucioni i Avokatit të Popullit, por sot, pas dy vjetësh, asgjë nuk është zgjidhur.Si Vasilika janë edhe 13 ish-punonjës të tjerë, që presin pagat e prapambetura.Gazetari i “Stop” kontakton në telefon me drejtorin e uzinës, Erjon Zylyftari, i cili thotë, se punonjësit do i marrin pagat, por nuk jep asnjë shpjegim, se kur, dhe si do t’i gjenerojë ai këto para.

Të Fundit