Stop – Pogradec, shkolla i heq oret djalit me prapambetje mendore! (28 dhjetor 2018)

Elton Muco, një qytetar nga Pogradeci ankohet në “Stop”, për një problem me djalin 13 vjecar, me “prapambetje mendore të moderuar”. Pas 5 vjetësh në shkollën 9 vjecare “Kolë Koci”, stafi pedagogjik ka vendosur t’i reduktojë orët, me pretendimin, se është agresiv dhe nuk e menaxhojnë dot.Mësuesi kujdestar thotë, që këtë vullnet kanë shprehur edhe prindërit e nxënësve të tjerë.Gazetarja e “Stop” mori kontakt me përgjegjësen e Qendrës Speciale Komunitare, Anila Bebri, e cila e ndjek prej një muaji 13 vjecarin. Zonja Bebri u shpreh, se Rildi nuk është aspak agresiv dhe këtë e thotë, edhe nga pozicioni i anëtares së Komisionit të Vlerësimit për fëmijët me aftësi të vecanta.Më pas gazetarja i drejtohet ZA-së Pogradec, ku specialisti Elton Canellari tha, se Rildi Muco do të kthehet me orar të plotë në shkollë e pas mësimit, do të ndjekë trajtimin edhe në qendrën komunitare.

Të Fundit