Stop – Pogradec, postieri merr parate e pensioneve e zhduket, dëmi 10 milione leke! (07 shkurt 2019)

Neshat Hoxhallari nga Pogradeci, denoncon në “Stop”, se në muajin janar, postieri, që i sillte të ëmës pensionin prej 2 vjetësh, nuk e bëri këtë gjë.Pasi nuk iu përgjigj në telefon, Neshati shkoi në zyrat e postës, ku kuptoi, se nuk ishte i vetmi me këtë problem.Gazetarja i drejtohet zyrës së postës në Pogradec dhe shefja e shërbimeve, Mimoza Zeqollari, thotë, se vlera e dëmit nga ky fenomen, është 10 milionë lekë të vjetra.Ajo thotë, se pensionistët do t’i marrin paratë dhe cështja do të hetohet.Në drejtorinë e policisë Korcë, Dritan Hoxha tha, se materialet për 2 vepra penale për postierin Jetnor Shahu, janë referuar në prokurorinë e Pogradecit, pasi janë 52 raste të dënoncuara.Ndërsa drejtori i zyrës së postës në Korcë, mbrohet nga kamerat e gazetarët, por jo nga grabitqarët, që ka në punë.

Të Fundit