Stop-Peshkopi/Skandali i permbarimit ne ekzekutimin e prones se familjes Kapxhiu! (26 shkurt 2020)

“Stop” është ndalur në Peshkopi, pasi familja Kapxhiu ka rreth 5 vjet, që nuk po zgjidh dot një problem, që i ka lindur me përmbarimin shtetëror, konkretisht me drejtuesin Edmond Shehu. Ky i fundit po ekzekuton një vendim të montuar të formës së prerë për Lavdosh Kapxhiun, të cilit i kërkohet prishja e 55m2 pronësi, ndërkohë që ky i fundit nuk ka asnjë pronë apo pasuri në emër të tij. Mariglen Kapxhiu, djali i Lavdoshit, sqaron se përmbaruesi, policia dhe bashkia në Peshkopi janë bërë bashkë, për të prishur shtëpinë e gjyshit të tij Zeqir Kapxhiut, sepse gjyqi është zhvilluar në emrin e babait të tij, por me numrin e pasurisë së gjyshit të tij.Strumbullar është bërë një vendim gjykate nga Edvan Velcani, i lënë në fuqi nga Apeli.Eksperti Flamur Bulku tregon, sesi i janë diktuar pyetjet nga gjyqtari dhe si e ka bërë akt-ekspertimin, duke marrë parasysh vetëm palën, që hapi gjyqin. Ai pranon, se gjithcka ka qenë gabim dhe se është i gatshëm të dëshmojë, se ky akt- ekspertimi ka qenë fiktiv.Drejtuesi i Përmbarimit shtetëror në Peshkopi, Edmond Shehu, pranon, që ka marrë para dhe do t’i japë një pjesë personit të dëmtuar.

Të Fundit