Stop-Pergjimet e “Bild”, shefi i komisariatit Diber kerkon shperblim! (20.06.2019)

Gazeta gjermane Bild publikoi sërish 10 përgjime të reja, lidhur me procesin zgjedhor të shtatorit 2016 në Dibër. Në përgjime janë kapur, ish ministrat socialistë Damian Gjiknuri e Saimir Tahiri,deputeti Xhemal Qefalija e Ulsi Manja, si dhe Imer Lala.Në disa biseda ministri Gjiknuri flet për tejkalim objektivash me një mijë vota me Imer Lalën. Deputetët socialistë flasin me shefin e komisariatit të Dibrës, i cili është angazhuar në zgjedhje dhe kërkon shpërblim, për kontributin, duke e transferuar në Bulqizë.Me shefin e komisariatit flet dhe ish ministri i tij Saimir Tahiri. Nga ana tjetër, Imer Lala vihet në dijeni nga një person, se disa anëtarë të FRD-së kanë votuar për Sherefedin Shehun, se i kanë parë votat.

Të Fundit