Stop – Paskuqan/Qendra shendetesore pret mobiljet e reja, Stop zgjidh problemin. (27 dhjetor 2019)

Qendra shëndetsore në Paskuqan 1, është rikonstruktuar prej disa javësh, por nuk e kanë hapur akoma, ndaj banorët e zonës shkojnë te mjeku i familjes, ose në Kodër kuqe ose në Qendrën Shëndetësore Paskuqan 2.Këto janë distanca shumë të largëta për banorët e zonës, të cilët thonë, se nuk cfarë të bëjnë, kur kanë urgjenca dhe duhet të humbin gjithë ditën, duke u sorollatur.Mjeku, që ndodhej në Paskuqan 2, tha, se nuk mund të bëjë asgjë në kokë të tij.Ndërsa drejtorin e qendrave shëndetesore të Paskuqanit, Bledar Bakiu, tha, se Ministria do të bëjë mobilimin dhe prandaj nuk janë kthyer mjekët.Vetëm pak ditë, pasi gazetarja e “Stop” ishte në Paskuqan për këtë problem, erdhi dhe zgjidhja: qendra shëndetësore u mobilua për banorët dhe u hap.

Të Fundit