Stop – Pas transmetimit ne Stop kapiteni i anijes Damian rifiton lirine! (18 Shtator 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Pas transmetimit ne Stop kapiteni i anijes Damian rifiton lirine! (18 Shtator 2020)

Në 2 korrik të këtij viti emisioni “Stop” trajtoi rastin e një anijeje në Vlorë,që në shkurt 2020 u dyshua, se transportonte mbetje toksike.Pas hetimit dhe bërjes së analizave për materialet e dyshuara, prokuroria vërtetoi, se nuk bëhej fjalë për mbetje toksike. Informacioni rezultoi i pavërtetë dhe i fabrikuar, për shkak se anija DAMIAN kishte ulur ndjeshëm cmimet e biletave dhe transportit.Edhe pse mbetjet nuk rezultuan toksike dhe anija u la e lirë, kapiteni i saj, Festim Tefa, u mbajt në arrest shtëpie.Vetëm disa ditë pas publikimit në “Stop”, prokurori e ndryshoi masën e arrestit nga ajo arrest shtëpie në detyrim paraqitje. 75 vjecari Tefa drejton sërish anijen dhe falenderon emisionin “Stop” për rikthimin në punë e në jetën e lirë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *