Stop – Pa të ardhura e me hekur në këmbë, përjashtohet nga ndihma ekonomike! (30 nentor 2018) – Stop
KLIPET

Stop – Pa të ardhura e me hekur në këmbë, përjashtohet nga ndihma ekonomike! (30 nentor 2018)

Fatime Kadiu jeton e vetme pranë shinave të trenit, në zonën afër burgut. Ajo tregon, se nuk ka asnjë të ardhur dhe e kanë përjashtuar edhe nga skema e ndihmës ekonomike.Në njësinë numër 9 i thanë, se nuk plotëson pikët, për të përfituar ndihmën ekonomike, pasi edhe shtëpinë e ka të banueshme.Fatimja ka hekur në këmbë, por nuk merr as kemp. Ajo rrëfen, se konsumon vetëm një vakt në ditë, madje edhe në këtë rast i falin të afërmit.Punonjësja e njësisë numër 9 Ardjana Neziri, thotë, se zonja Fatime është përjashtuar nga sistemi, ndërsa vizita në banesë kryhet, pasi familjet shpallen përfituese.Deputetja e PD-së, Grida Duma, argumenton, se skema e ndihmës ekonomike është e dështuar dhe jo sociale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *