Stop – Novosele, 20 vjet martuar, por gjendja civile nuk ka bere akt martese! (05 prill 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Novosele, 20 vjet martuar, por gjendja civile nuk ka bere akt martese! (05 prill 2019)

Sotire Germeni dhe Petraq Marku dy të moshuar nga Novosela, kanë lidhur krushqi 20 vjet më parë, kur në korrik të vitit 2008, djali i Sotires dhe vajza e Petraqit u lidhën me martesë. Qysh atëherë, cifti është bërë me 3 fëmijë dhe jetojnë në Greqi. Por ata dhe prindërit e tyre përballen me një problem, që nuk po e zgjidhin prej 20 vjetësh.Zyra e gjendjes civile Novoselë nuk ka bërë një akt martesor dhe sot e gjithë ditën, ata rezultojnë beqarë.Nga Novosela Sotirja thotë, se e dërgojnë në Vlorë dhe nga Vlora në Novoselë.Në këto kushte cifti është në prag të ndarjes.Dy krushqit bisedojnë me punonjësen e zyrës së gjendjes civile Novoselë, Margarita Anastasi dhe ajo i thotë cifti, që duhet të shkojnë në Vlorë.Nga ana tjetër, Laura Gjondeda, specialiste e zyrës së gjendjes civile Vlorë, sqaron, se në bazë të arkivave, akti duhet të jetë në Novoselë, aty ku është bërë celebrimi.Pas gjithë kësaj katrahure të panevojshme, zonja Gjondeda shprehet, se cështja mund të zgjidhet vetëm me gjyq.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *