Stop – Ne burg ne vend te babait per ndertim pa leje! (20 mars 2020)

Më 13 korrik 2016, “Stop” transmetoi cështjen e një ndërtimi pa leje, për shkak të të cilit, Gjykata e Elbasanit dënoi të birin e atij, që kishte ndërtuar. Gëzim Xhepexhiu vendosi të arratiset dhe iu drejtua emisionit “Stop” përmes Skype-t, me kërkesën e vetme, që Gjykata e Lartë të përshpejtonte procesin, pasi ai po jetonte i izoluar. Babai kishte ndërtuar një hotel llixhë, meqë kishte llixhë në fshat. Por si i pandehur, që ka thyer ligjin, u mor Gëzim Xhepexhiu, i biri i tij. Pavarësisht arratisjes, qytetari Gëzim Xhepexhiu nuk i shpëtoi burgut, pasi autoritetet shqiptare e arrestuan pikërisht në varrimin e babait të tij. Gjykata vendosi, që ta dënonte me 1 vit burg. Prej 4 muajsh ai po kryen dënimin në Burgun e Rrogozhinës, për një vepër, që thotë, se nuk e ka bërë ai.E vetmja shpresë e Gëzimit tani mbetet koronavirusi.Kjo, pasi qeveria pritet të vendosë për të liruar nga burgu një sërë të dënuarish, apo të paraburgosurish për vepra të ndryshme penale, me qëllim që të ulë numrin e të burgosurve, si masë për parandalimin e koronavirusit. Bëhet fjalë për të dënuar mbi 60 vjeç, apo që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilët nuk kanë përfituar nga amnistia e miratuar së fundi në parlament.

Të Fundit