Stop – Me hemofoli A/ Vjen nga Gjermania,“tradhtohet” nga Ministria e shendetesie! (14 qershor 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Me hemofoli A/ Vjen nga Gjermania,“tradhtohet” nga Ministria e shendetesie! (14 qershor 2019)

Sabri Ceka, një qytetar nga Elbasani, tregon, se vuan me hemofili A, që në lindje.Për këtë arsye emigroi në Gjermani, edhe pse në mënyrë ilegale.Më Gjermani, faktorin 8 e merrte rregullisht, po për shkak se kishte vështirësi në gjetjen e damarëve,mjekët vendosën t’i bënin një ndërhyrje dhe t’i vendosnin një pajisje port, ku nëpërmjet një age-je, i injektonin faktorin 8. Kthimi në Shqipëri u bë me kushtin e sigurimit të shërbimit mjeksor. Në këtë moment doli “garant” Ministria e Shëndetsisë, që në fakt nuk po ia siguron agen, pasi nuk gjendet në asnjë vend.Në QSUT i thanë, që nuk ka age. Në Agjensinë Kombtare të Barnave, as që e pritën. Të njejtin fat pati edhe në Ministrinë e Shëndetsisë. Në fund iu drejtua emisionit “Stop”.Gazetarja iu drejtua shkresërisht këtyre institucioneve, por përgjigje mori vetëm nga Drejtoria e QSUT-së, e cila tha, se këtë age nuk e kanë, pasi nuk është në listën e barnave dhe pajisjeve mjeksore.Megjithatë, pacienti do ta marrë mjekimin me kateter intravenoz, në një tjetër mënyrë. Nga ana tjetër, drejtori Enkel Joti, privatisht i siguroi 15 copë age flutur. Sabri Ceka shprehet mirënjohës, por kjo sipas tij, është një zgjidhje e përkohshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *