Stop – Mashtronte se punonte si babysitter, vajza u merrte parate! (27 shtator 2019) – Stop
KLIPET

Stop – Mashtronte se punonte si babysitter, vajza u merrte parate! (27 shtator 2019)

Nuk janë të pakta rastet, kur qytetarët bien pre e mashtrimeve në rrjetet sociale.Një zonjë kosovare me banim në Zvicër, i është drejtuar redaksisë së emisionit “Stop” për të denoncuar një mashtrim të bërë nga një vajzë, e cila kërkonte punë si dado.Përmes faqes “babysitter babysitter” në Zvicër,Ambra Dido, ka mundur të kontaktojë me familjen, që jetonte në Zvicër.Dy palët kanë rënë dakord, që vajza të punonte për tre muaj në këtë familje dhe Ambra fillimisht i ka kërkuar lekët e biletës.Më pas ajo është zhdukur, skemë që e ka përsëritur edhe herë të tjera.Eksperti i sigurisë kibernetike, Rexhion Qafa, shprehet, se qytetetarët janë të pambrojtur në këtë lloj fushe dhe përdorimi i rrjeteve sociale është një mjedis, ku po zhvillohen shumë krime, që kanë të bëjnë me fshehje identiteti. Mbrojtja më e mirë, sipas tij, është dyshimi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *