Stop-Manovra e avokatit, transferon klientin në Fier, fiton gjyqin e dëmshpërblimit.(13.03.2019) – Stop
KLIPET

Stop-Manovra e avokatit, transferon klientin në Fier, fiton gjyqin e dëmshpërblimit.(13.03.2019)

Aleko Beqiri, banor i Pogradecit,është aksidentuar në vendin e punës, në një fabrikë, që prodhon karrike në vitin 2017. Ai kishte përdorur ashensorin e objekteve dhe jo të punonjësve e për pasojë theu këmbën.Por ndërsa nisi gjyqin e dëmshpërblimit, avokati Ardian Dauti e transferoi gjendjen civile të Alekos në Fier, ku kishte njohjet e veta brenda sistemit të drejtësisë: gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani.Deri tani në dy shkallët e para të gjyqësorit, Aleko Beqiri ka fitur të drejtën e dëmshpërblimit në vlerën e 150 milionë lekëve të vjetra, ndërsa pritet Gjykata e lartë.Por “Stop” ka mësuar, se Aleko Beqiri nuk ka jetuar asnjë ditë në Fier dhe as fëmijët e tij nuk janë shkëputur nga shkolla në Bucimas. Nga ana tjetër, Aleko dhe bashkëshortja e tij pohojnë, se gjithcka është sajuar nga avokati Ardian Dauti, i cili u ka kërkuar më shumë se gjysmat e parave.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *