Stop-Mamurras/ Per disa vite i paregjistruar në gjendje civile, duhet të hapë gjyq.(01.07.2019)

“Stop” është ndalur në Mamurras, rreth 34 km larg Tiranës, për problemin e qytetarit Erald Noji. Erladi tregon, se në vitin ’89 prindërit u divorcuan. Motra shkoi me babain në Fushë-Krujë, ndërsa ai vetë qëndroi në Mamurras me të ëmën, ku u shkollua dhe krijoi dhe familje. Mirëpo, kur shkoi të marrë një certifikatë familjare për vitet 90-91, në zyrën e gjendjes civile Mamurras, i thonë, se në vitet ‘89-‘93 nuk figuron i regjistruar në këtë zyrë. Po kështu nuk është i regjistruar as në në zyrën e gjendjes civile Fushë-Krujë. Punonjësja në Mamurras thotë, se gabimi mund të jetë bërë nga paraardhësja, e cila ka ndërruar jetë.Donika Tuci shprehet, se e njeh shumë mirë Eraldin, sepse e ka dhe komshi, por në regjistra për këto vite, nuk ekziston.E vetmja zgjidhje, sipas saj, mbetet gjykata.

Të Fundit