Stop – Lajme të nxehta vere “alla Stop” dhe ardhja e një fllonxe të re! (02 shtator 2019)

Një fllonxë e re i bashkohet nga sot emisionit “Stop”. Enisa Koleci u zgjodh nga audicionet e Miss Shqipëria, ku dhe mori trofeun e shoqërueses së dytë të miss-it.Më pas zhvillimet kryesore të verës vijnë në versionin “alla Stop”. Hyrjet e kryetarëve të bashkive në zyra, fituesit, që nuk e gëzuan fitoren, për shkak të problemeve me dekriminalizimin, tërmeti i paralajmëruar i presidentit Meta dhe turi veror i këtij të fundit, Spak dhe funksionimi i pritshëm, sipas ambasadës amerikane. Këto janë disa nga zhvillimet, që sjell “Stop” në pjesën e parë.

 

Të Fundit