Stop-Korçë/Psikiatrja përndiqet nga eproret për shkak të punës jashtë orarit! ( 9 Korrik 2020)

Nikolina Bode është mjeke psikiatre e punësuar në Qendrën komunitare të shëndetit mendor Korcë si përgjegjëse shërbimi. Ajo thotë, se po i bëhet një padrejtësi, për shkak se bën edhe punë të tjera part-time.Ne i drejtohemi Njësisë Vendore të Kujdesit shëndetsor Korcë dhe drejtori Mikel Llogori u shpreh, se mjekja mund të punojë pas orarit. Për mësimdhënien e doktoreshës, ai thotë, se duhet marrë miratimi i titullarit. Ndërsa për punën vullnetare në poliklinikë, e quan të pamundur, pasi humbet fokusi në qendrën komunitare të shëndetit mendor. Një tjetër problem është edhe komisioni i KMCAP-it,u bën pjesë një mjek që ka dalë në pension dhe është në pikëpyetje Nikolina Bode.Jemi drejtuar për këtë problem dhe në operatorin e kujdesit shëndetsor Elbasan ngaku varet njësia e Korcës, po nu kemi një përgjigje për anëtarët e KMCAP-it.

Të Fundit