Stop – Kinostudio/ Banoret kerkojne vleresimin e pallatit te demtuar nga termeti. (13 dhjetor 2019)

210 familje nga 3 pallate në rrugën “Myslym Keta” në Kinostudio, ngrenë shqetësimin, se nuk dinë, cfarë do të bëhet me pallatet e tyre, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Grupet, që kanë bërë verifikimet, njëri e ka nxjerrë të pabanushëm dhe tjetri të parrezikshëm. Banorët kërkojnë një ekspertizë të saktë, që të thotë fjalën e fundit.Në sektorin e urbanistikës në njësinë numër 4, thonë, se grupet e ekspertimit janë në terren e nuk mund të vijnë në një kohë të shkurtër. Evakuimi, sipas specialistit, u bë për kohën, që lëkundjet e tërmetit vazhdonin.

Të Fundit