Stop investigimi/ Gjykata i kthen token Spitalit te Traumes, u mor me falsifikim-Stop-28 Qershor 2021

Para 1 viti e gjysmë “Stop” investigoi rastin e përvetsimit të 21 mijë m2 tokë, duke falcifikuar Vendimin e Komisionit të Pronave, ku një pjesë e kësaj toke i përkiste Spitalit Ushtarak. Këto prona ishin përvetsuar nga familja Pazari dhe më pas prona kishte kaluar tek të tretët. Pas publikimit në “Stop”, Prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha nisi hetimet për aferën në fjalë.Tashmë cështja është zbardhur dhe disa persona kanë shkuar për ndjekje penale. Prona i është kthyer Spitalit Ushtarak dhe prokurori Karanxha dhe gjyqtari Altin Abdiu kanë nxjerrë urdhra arresti për falsifikatorët dhe kanë bërë asgjësimin e dokumentit të falsifikuar.

Të Fundit