Stop – “Infermiere per Shqiperine”, platforma false, qe fituesve s’ju jep pune! (14 shkurt 2019)

Një infermiere imazheriste denoncon në “Stop” falsitetin e konkuresve për vende pune, përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”.Ajo konkuroi dhe fitoi një vend pune si imazheriste në Qendrën Shëndetësore Paskuqan. Mori emërimin pranë ASHR-së, por rezultoi, se vendi i punës nuk ekziston.Vajza mori takim me drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore Paskuqan, si dhe me drejtorin e ASHR-së, por i thanë, se ishte bërë një lapsus. Vend pune nuk ka, por ajo vijon të mbetet fituese.Në këtë moment kandidatja për një vend pune, ngriti zërin në Ministrinë e Shëndetësisë, ku iu premtua një vend pune në QSUT.Por si për ironi, as ky vend pune nuk ekzistonte.Vajza tregon, se e ka mesataren e studimeve 9.3 dhe ka shumë kualifikime, por asgjë nga këto, nuk po i jep të drejtën e një pune…?!

 

Të Fundit