Stop- I vdes gjyshi në 91-shin, martohet ne 97-ën me vendim gjykate! (06.02.2019) – Stop
KLIPET

Stop- I vdes gjyshi në 91-shin, martohet ne 97-ën me vendim gjykate! (06.02.2019)

Kaleme Spaho, banore e Librazhdit, i është drejtuar emisionit “Stop” për një cështje familjare në kufijtë e absurdit.Gjyshi i saj, Hamit Luka, i martuar me Aishe Lukën, sollën në jetë nënën e Kalemes, Sanije Luka.Në vitin 1953 gjyshi shkon për të jetuar në Belgjikë me Mereme Balliun. Ai ndërron jetë në vitin ’91. Por sipas një vendimi gjykate, Hamit Luka rezulton, që është martuar në vitin 1997, pra 6 vjet pas vdekjes.Në gjendjen civile të Librazhdit thonë, se nuk kanë asnjë të drejtë të kundërshtojnë vendimet e gjykatës, ndaj Hamit Luka rezulton me dy bashkëshorte. Në gjykatën e Elbasanit, thonë, se e vetmja gjë që mund të bëhet, është një padi për pavlefshmëri vendimi.Të njejtin qëndrim shpreh edhe avokatja Orgesa Serani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *