Stop – I ngaterrojne emrin e rruges, burokracia le pa shtepi banoret! (27 nentor 2019)

Diana Qokaj dhe Nuredin Koka tregojnë, se banesa u është dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit. Ata kanë firmosur një kontratë për një ndërtesa pas komisaritatit numër 6 në Kombinat. Por ka dicka që i pengon dhe kjo është emri i rrugës, ku ndodhet prona. Në kontratë është shkruar rruga “Konferenca e Pezës”, ndërsa në vërtetimin e njësisë, ata figurojnë banorë të rrugës “Haki Stërmilli”. Diana dhe Nuredini kërkojnë saktësimin e adresës dhe ndihmë për shtëpinë, pasi në këto kushte rrezikojnë shumë.Në degën rajonale të Entit Kombëtar të Banesave në Tiranë na thonë, që në kontratë është emri i rrugës, por kjo nuk përbën problem, pasi zona kadastrale, volumi e gjithcka tjetër, janë në rregull. Në zyrat e kadastrës u treguan të disponueshëm të bëjnë korrigjimin menjëherë, pasi Enti të bëjë kërkesën.Në njësinë numër 6, administratori Adriatik Merko shpjegon, se zyra e emergjencave në bashki, do të bëjë të mundur rikonstruksionin e banesës.Por fillimisht do t’i cojnë cadër e krevatë. Sot më shumë se dy muaj nga tërmeti i parë, asgjë nuk është bërë për shkak të burokracive shtetërore dhe banesa është dëmtuar më shumë, duke bërë, që familjarët të flenë në cadër.

Të Fundit