Stop – Golem/Pishat rrezikojne banoret, drejtoria pyjore premton zgjidhje! (09 shtator 2019)

Myzafer Zeneli, me banim në Golem, thotë, se dy pisha ngjitur me shtëpinë e tij, rrezikojnë të bien, pasi janë tharë e nuk priten.Bashkëshortja e tij tregon, se kanë shkuar të bëjnë ankesë në komunë dhe më pas në drejtorinë e pyjores në Kavajë, por u është thënë,se duhet të paguajnë faturën e prerjes në shumën prej 25 mijë lekësh të vjetra dhe më pas t’i presin vetë. Kostoja financiare është e papërballueshme për këtë familje, vijon ajo.Ne jemi drejtuar në Drejtorinë e pyjeve në bashkinë Kavajë, ku na thuhet, se qytetari nuk e ka truallin e tij.Myzaferi duhet të bëjë dhe pagesën e faturës dhe prerjen vetë, pasi kjo nuk është detyrë e Drejtorisë pyjore. Gjithsesi pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, na u tha, se pishat do të priten nga drejtoria e pyjeve.

Të Fundit