Stop – Gjirokaster/rreshqitjet e 2018-es, bashkia nuk demshperblen banoret! (16 prill 2019) – Stop
KLIPET

Stop – Gjirokaster/rreshqitjet e 2018-es, bashkia nuk demshperblen banoret! (16 prill 2019)

“Stop” ka udhëtuar drejt Gjirokastrës, ku në shkurt të 2018-tës, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, janë dëmtuar 3 katet e para të një pallati, në zonën e njohur si Kodra e Shtufit. Por një vit më pas, gjendja mbetet e njejtë.Banorët thonë, se nuk kanë marrë mbështetje nga bashkia, edhe pse ishte kryetarja e bashkisë, që u kërkoi të ngrinin zërin, për të marrë para nga qeveria.Por në fund 3 familjeve të dëmtuara iu dha nga 1 milionë lekë nga bashkia e 900 mijë nga Qarku.Në fakt gjendja në banesat e tyre është e rëndë dhe banorët kërkojnë rivlerësim të dëmit.kryebashkiakja nuk i pret banorët, ndërsa specialistët e zyrës së urbanistikës, thonë, se është bërë sërish tenderi, për përfundimet e punimeve të këtij projekti.Nga ana tjetër te Emergjencat civile, drejtori përlaset me banorët dhe i nxjerr jashtë këta të fundit.Nënkryetarët e bashkisë shprehen, se për rivlerësim duhet bërë kërkesë e të vendosë kryetarja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *