Stop-Fiton të drejtën e pronës me 6 vendime gjyqi, përmbarimi s’ia ekzekuton.(17.06.2019) – Stop
KLIPET

Stop-Fiton të drejtën e pronës me 6 vendime gjyqi, përmbarimi s’ia ekzekuton.(17.06.2019)

“Stop” është ndalur në Ndroq-Zhuri, për një problem të shtetasit Fatmir Dobrolishti. Ai tregon, se KPP nuk ia ka njohur pronën e trashëguar prej 217 mijë m2, por Gjykata i dha të drejtë dhe sot Dobrolishti ka plot 6 vendime të formës së prerë, që i japin të drejtë, por nuk i ekzekuton dot. 10 ministra drejtësie janë njohur me problemin e Fatmirit, por vetëm e kanë percjellë, duke injoruar vendimet e gjyqësorit.Fatmir Dobrolishti ka depozituar edhe 4 denoncime në prokurori, por të gjitha janë mbyllur.Përmbarimi shtetëror për 20 vjet nuk e ka regjistruar cështjen. Pyetur nga “Stop” përmbaruesi shtetëror justifikohet me faktin, se dosja është voluminoze.në fund dritë jeshile hapet në drejtorinë e përgjithshme të kadastrave, ku premtojnë zgjidhje për kalvarin e zotit Dobrolishti dhe pronës së tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *