Stop – Fier/ Prokurori, gjyqtari e shefi i qarkullimit manipulojnë aksidentin! (12 qershor 2019)

Në 27 janar 2019 në aksin rrugor Fier-Seman rreth orës 19: 45, Arif Xhafa u përplas në pragun e shtëpisë nga një makinë dhe humbi jetën. Babai I Arifit tregon, sesi e gjeti djalin të mbuluar në gjak në kanal pas 40 minutash. Ai shpjegon, sesi u manipulua akt-ekspertimi dhe drejtuesi i automjetit, doli i pafajshëm.Prokurorja Aida Cakaj, gjyqtari Taulant Banushi dhe eksperti Bardho Vushaj manipuluan aktin, duke shpëtuar autorin e aksidentit fatal.Si të mos mjaftonte kjo, Bardho Vushaj është njëkohësisht ekspert dhe Shefi i Qarkullimit Rrugor në Fier, gjë e ndaluar ligjërisht.Familjarët e të ndjerit takojnë eskpertin-shef, i cili nuk ka justifikim për atë, që ka bërë.Pas investigimit të “Stop” organet arrestuan autorin e aksidentit.

Të Fundit