Stop – Fier/ Nga skandali seksual te helmimi ne shkolle, por Besa Shahini nuk tutet! (5 mars 2020)

Javën e kaluar shumë nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier përfunduan në spital, të dyshuar si të helmuar. Ngjarja u përsërit ditën e djeshme në përmasë më të madhe.Shumë prindër, por edhe një mësues denoncuan masat e shkollës, që nga njëra anë mbyllet me celës si burg, por nga ana tjetër nuk bëri asgjë pas incidentit të parë.Pas ngjarjes së djeshme, në shkollën “Janaq Kilica” mbërriti me urgjencë ministrja e arsimit Besa Shahini, e cila në një reagim për gazetarin e emisionit “Stop”, vijoi në linjën e arrogancës, duke mos dhënë shpjegime për skandalin seksual në shkollën e mesme artistike në Fier.Ministrja u mjaftua të kërkonte pyetjet me shkrim, edhe pse shumë të tilla drejtuar nga emisioni “Stop” kanë mbetur pa përgjigje në tryezën e saj.Nga foltorja e Kuvendit deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, i kërkoi ministres dorëheqjen pas skandalit seksual të zbuluar dhe transmetuar nga emisioni “Stop”.

Të Fundit