Stop-Fier/ Avokati s’i jep klientit dokumentat e tij dhe e kercenon: do te te vras! (11.07.2019) – Stop
KLIPET

Stop-Fier/ Avokati s’i jep klientit dokumentat e tij dhe e kercenon: do te te vras! (11.07.2019)

Ligor Thomai, nga Levani i Fierit tregon, se ka në pronësi një tokë bujqësore me dokumentacion të rregullt dhe në tokën e tij ka vendosur antenat një kompani celulare. Ai thotë, se ka 15 vjet në gjyq me kompaninë në fjalë. Së fundi ka marrë një avokat nga Fieri, Agron Cela duke e paguar me 600 mijë lekë si fillim.Prej një viti cështja nuk ka filluar, por avokati tani nuk i kthen as dokumentat origjinale.Kur i kërkon dokumentat, merr si përgjigje nga avokati shprehje ofenduese e kërcënime.Kur Ligori shkon të takojë avokatin bashkë me gazetaren e “Stop” avokati ndryshon ton dhe thotë, se do t;ia japë dokumentat e nuk e ka kërcënuar kurrë.Gazetarja iu drejtua Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për të kërkuar kopjen e njehsuar të dokumentacionit original të Ligor Thomait.Pas disa ditësh Ligor Thomai merr në dorë dokumentat e tij origjinale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *