Stop- Farmaci “Bora 1” shet ilacet si domatet. (27.03.2019) – Stop
KLIPET

Stop- Farmaci “Bora 1” shet ilacet si domatet. (27.03.2019)

Banorët e zonës Shkozë, ankohen në “Stop”, se personi, që tregton ilace në farmacinë “Bora 1”, nuk ngjall besim e nuk duket të jetë profesionist.Gazetarja i drejtohet kreut të Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, e cila tregon, sesa e thjeshtë është bërë për të hapur një farmaci si biznes. Deri në vitin 2009 këtë biznes mund ta hapnin vetëm farmacistët, por tani mund ta bëjë kushdo.Përsa i takon farmacisë “Bora 1”, personit, që tregton, i mungojnë mjetet identifikuese dhe sipas dokumentacionit, në këtë farmaci, duhet të ushtrojë profesionin vetëm zonja Dorjana Madani.Më pas një sqarim për fshirjen e të dhënave nga tabletat antigrip Oledrohot. Në cdo tabletë ato janë të gdhendura në mënyrë të pandryshueshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *