Stop-EMISONI 212 (SEZONI 5) 23 Qershor 2020-Pamjet/ Si u dhunua gruaja ne Durres nga dy te rinj, qe i kerkuan buke!

Bore Uka, një shtetase me banim në zonën e Plazhit të Durrësit,tregon sesi u përball me agresionin e dy të rinjve në dyqanin e saj në 7 prill të këtij viti, në kohën kur vendi ishte në karantinë të detyruar.Rreth orës 23.00 të mbrëmjes dy të rinj, 15 dhe 30 vjec, të cilët ajo i njihte, i kërkojnë dicka për të ngrënë dhe ajo hap dyqanin, për t’u shërbyer.Në këtë kohë, M.S dhe shoku i tij, D.e kapin nga fyti, i mbyllin gojën dhe e qëllojnë me grushte e gërshërë, duke e lënë pa ndjenja e duke i grabitur bizhutë, paratë e xhiros dhe telefonin.Pasi u përmend, Bore Uka thërret vajzën e cila njofton policinë dhe ambulancën. Më pas nga spitali i Durrësit përfundoi në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi për 6 ditë e shtruar me dëmtime në nofull, fytyrë, gjoks e bark. Pavarësisht, se njoftoi policinë, Bore tregon, se deri me sot nuk është thirrur nga policia. Ndërsa ajo ka mësuar, se pas 10 ditësh dy të rinjtë janë arrestuar nga policia kufitare e Maqedonise, ku kishin mbërritur me bicikleta. Bore Uka kërkon ndihmë dhe drejtësi, për të zgjuar institucionet, pasi sic thotë ajo, ato flenë për rastin e saj.

Sot përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, por jo epidemia, sic u shpreh në një dalje publike ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.Ajo bëri apel për masa mbrojtëse, respektimin e distancave dhe përdorimin e maskave. Emisioni “Stop” sjell një vëzhgim përmes kameras së fshehtë në QSUT, aty ku luftohet me coronavirusin dhe ku masat e sigurisë lënë për të dëshiruar.Policët pa maska e po kështu personeli shëndetsor që duhet të japë ndihmën e parë, kanë bërë që QSU të kthehet nga vendi i shërimit, në vatër të përhapjes së virusit covid-19.

Për rastin e shtetases Bore Uka pyesim Shefin e Stacionit të Policisë Plazh, i cili shprehet, se është ndjekur gjithë procedura dhe agresorët u shpallën në kërkim, pasi u arratisën me bicikleta nga Durrësi drejt Maqedonisë, në një kohë izolimi dhe kur kontrollet kanë qenë të shumta. Cështja, thotë, ai, i ka kaluar Prokurorisë së Durrësi, prokurorit I.T.Ne iu drejtuam këtij të fundit dhe Ilir Turja u shpreh, se cështja është drejt përfundimit e në pak ditë do të ketë vendim për agresorët e zonjës.Prokurori mundësoi edhe një takim me viktimën e dhunës Bure Uka dhe e njohu këtë të fundit me të drejtat e saj dhe gjithcka mund të bëjë për hapjen e një gjyqi civil për dëmshpërblim.

Të Fundit