STOP-EMISONI 111 (SEZONI 7) 4 Shkurt 2022-Rrogozhine/ Kopshti i peruruar bosh, femijet ne godinen e vjeter.

I jemi drejtuar njësisë administrative Gosë, Rrogozhinë sepse na ka ardhur një ankesë për fëmijët e kopshtit Gosë. Lidhet me godinën e “Shkollës së Mesme të Bashkuar, Gosë”, e cila pas tërmetit të 26 nëntorit, u cilësua si godinë arsimore jashtë funksionit. Në nëntor të 2021, vetë Kryeministri Rama e inaguroi këtë godinë ende pa përfunduar punimet.Në 7 mars 2021, nxënësit e shkollës futen tek ambientet e reja, ndërsa fëmijët e kopshtit ende jo, duke vazhduar në godinën e vjetër me lagështirë. Iu drejtuam Zyrës Arsimore Rrogozhinë, dhe titullari Luan Sheshi, tha, se arsyeja e mosfutjes në ambientet e reja, është një cisternë nafte, që ndodhet aty pranë.Për këtë problem vemë në dijeni Bashkinë Rrogozinë, ku komunikuam me Sekretarin e Përgjithshëm, Elton Sula, i cili na tha, se cdo gjë do zgjidhet për pak ditë.Pas ndërhyrjes së “Stop”, ky rast u zgjidh dhe fëmijët u futen tek godina e re.

Shumë prindër kanë filmuar fëmijët e tyre, ndërsa kërcejnë dhe argëtohen me emisionin “Stop”.Në Krujë tymi i fabrikave të gëlqereve nuk ka të ndalur. Në Tepelenë lopa ecën e pashqetësuar në rrugën e makinave, duke u bërë pengesë për trafikun. Një mace hidhet e hap derën, mesa duket e mësuar nga një tjetër e transmetuar në “Stop”. Një qytetar është filmuar duke vjedhur një celular në një nga baret e Tiranës. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Jemi ndalur në qendrat shëndetsore numër 7, dhe 10 si dhe në Kombinat, ku prej kohësh ofrohet shërbimi i urgjencës së pediatrisë 24 orë. Në shumë prej këtyre qendrave, mjeku priste, por nuk kishte qytetarë, që kërkonin shërbim.Në të njejtën kohë iu drejtuam Urgjencës së Pediatrisë në QSUT, ku rezultoi një fluks qytetarësh, që ishin drejtuar në QSUT për probleme me fëmijët.Ata thanë, se nuk kishin informacion, që ka urgjenca të pediatrisë edhe në zona të tjera.

Të Fundit