STOP-Emisioni i plotë (12 Nëntor 2021)

Transporti publik në Tokio duket në kufijtë e të paimagjinueshmes. Një video tregon, sesi policët shtyjnë e ngjeshin qytetarët, që të mbyllin dyert e trenit. Në Tiranë ka masivitet në autobusët urbanë.Në kanalin e Cukës në Sarandë, një punëtor hedh inertet nga lartësia, mbi pemë e në breg të detit. Kushtet e shkollës 9-vjecare në Shëngjergj janë të tmerrshme, ta padenja edhe për ambiente kafshësh.Një qingj ndjek pulës në kotec dhe nuk ndalet derisa ta kapë. Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Më 19 tetor 2020 transmetuam rastin e banorëve të Kamzës, që ankoheshin, se nuk kishin ujë, pas investimit të ri. Në atë kohë, emisioni “Stop” e zgjidhi këtë problem.Historia përsëritet në këtë zonë, por kësaj radhe në lagjen 5, në rrugën “Sali Berisha”.Klodian Zajmi, shprehet, se ka mbi një muaj pa ujë, që pas projektit të ri të ujësjellës-kanalizimeve Kamëz. Klodiani thotë, se është taksapagues i rregullt, por paguan ujin aforfe.Ai ka vajtur dhe është ankuar në zyrën e ujësjellësit, por vetëm ia kanë shtyrë zgjidhjen. Edhe teknikët, të njëjtën përgjigje i kanë dhënë.

Pas qytetarit Klodian Zajmi, gazetarja e “Stop”, shkon në zyrat e ujësjellës kanalizimeve Kamëz për problemin e mungesës së ujit. Inxhinieri Edison Kolgjini, premton sërish ta shohë të nesërmen situatën, por pas këmbënguljes së gazetares së Stop, shkon po atë ditë.Të nesërmen në zonë shkoi grupi i punimeve, për të gjetur dhe zgjidhur defektin.Klodian Zajmi falenderon emisionin “Stop” për zgjidhjen e mugesës së ujit.

Të Fundit