STOP-EMISIONI 9(Sezoni 7)16 Shtator 2021-Qytetari ne gjyq/ Minerva grup i merr parate per punesim ne Gjermani.

Dy qytetarë anonimë, i drejtohen “Minerva Grup” për punësim në Gjermani dhe paguajnë këstin e parë për këtë mundësi. Duhet të paguanin të dytin, por kishin frikë, pasi gjatë kësaj kohe ishin në proces gjyqsor, dhe gjykata I kishte dënuar me detyrim paraqitjeje 2 muaj.Nëpërmjet kameras së fshehtë, dy qytetarët i drejtohen kompanisë, ku punonjësja thotë, se nuk është përgjegjësi e saj, nëse ambasada refuzon vizën. Në një rast të tillë, kthehen vetëm gjysmat e parave.Pas qytetarëve, interesohet gazetarja e “Stop”, por përfaqësuesja e kompanisë thotë, se në momentin që qytetari ka qene ne proces gjyqesor, ajo e nuk e dinte vendimin e gjykatës.Pas ndërhyrjes së “Stop” qytetarët marrin të plotë shumë e tyre.

Sot përkujtohet Konferenca e Pezës, e mbajtur në 16 shtator 1942. Ne ishim ne fshatin Pezë, ku veteranë dhe nostalgjikë të komunizmit kënduan këngë partizane e recituan, duke kujtuar luftën nacional-clirimtare.Nuk munguan edhe zërat pro Enver Hoxhës, duke kërkuar, që ai të kthehet nga bota e përtejme, për të hequr qafe të gjithë hajdutët.

Ndodhemi në qytetin e Elbasanit, pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani, pasi Aida Gripshi, banuese në Suedi, tregon, se në vitet 89-89 është diplomuar në këtë universitet për cikël të ulët. Aktualisht ajo është mësuese në Suedi dhe për të rritur kualifikimin, i duhet një saktësim në listën e notave. Por në lëndën e anglishtes e ka të shkruar “gjuhë e huaj” dhe jo anglisht. Ndërkohë ajo disponon diplomën origjinale dhe listën e notave. Bashkëshorti i saj ka shkuar pranë universitetit, por nuk i është dhënë ky vërtetim. Ajo thotë, se kërkon të drejtën e saj. Ne interesohemi pranë këtij universiteti për vërtetimin, që zonja kërkon, por aty na thuhet se në 97-ën janë djegur gjithë dokumentat. Një komision, i ngritur deri në vitin 2016, bëri të vlefshme diplomat dhe listat e notave, por më pas nuk u mbajt më. Tashmë zonjës nuk i njihet as shkollimi dhe zgjidhja e vetme është gjykata.

Të Fundit