Stop -EMISIONI 99 (SEZONI 5) 16 janar 2020-“Europa agjensi” con qytetaret per pune ne Danimarke e u vjedh pagat. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 99 (SEZONI 5) 16 janar 2020-“Europa agjensi” con qytetaret per pune ne Danimarke e u vjedh pagat.

Denoncimi i radhës në Stop ka ardhur për agjensinë e punësimit “Europa Agjensi”.Julian Bajraktari tregon, se para një viti bashkë me gruan, aplikuan për punë në këtë agjensi dhe kjo e fundit i coi për 3 muaj në Kopenhagen të Danimarkës. Atje punuan në bujqësi me pagë dhe kishin rënë dakord për 1 mijë euro në muaj për secilin. Pas cdo muaji duhej t’u kalonte pagesa në llogari, por edhe pas tre muajsh paratë nuk kaluan dhe iu tha, që paratë do t’i merrnin në kthim. Pas tre muajsh agjensia u tha të rrinin edhe 2 muaj të tjerë, por morën ekspuls dhe i kthyen.Në Shqipëri trokasin në zyrat e agjensisë për të marrë paratë nga pronari Ermal Jauri, por ai i thotë, se do t’i nisë në Gjermani. Edhe nga Gjermani i kthyen dhe rinisi kalvari për marrjen e parave.Të njejtin shqetësim ndan edhe Arlind Nabolli.Najada Shtylla nga agjenisa e Danimarkës shprehet, se pagesa ka kaluar në bankë, por nuk e kupton, se pse nuk ua kalon Ermal Jauri.

“Stop” ka bërë një vëzhgim në shkollat e kryeqytetit, për të parë, sesi funksionon sistemi i ngrohjes në institucionet arsimore në këto ditë të ftohta dimri.Në shumë shkolla nuk ka fare ngrohje, ndërsa në disa të tjera kaldajat ndizen me urdhër vetëm tre orë e më pas fiken. Ne kemi qenë në shkollat “Lidhja e Prizrenit”, “Misto Mame”, “4 dëshmorët”, “Karl Gega” dhe “Asim Vokshi”.

Qytetari Arlind Nabolli me kamera të fshehtë takon pronarin e “Europa Agjensi” Ermal Jauri, por ky i fundit thotë, se nuk kanë kaluar paratë.Por në sy të Jaurit, Arlindi telefon Najada Shtyllën nga agjensia e Danimarkës, e cila i thotë Ermalit se i ka kaluar 21 mijë euro, ndaj Arlindi duhet të marrë paratë e veta. Ermal Jaupi fillimisht refuzoi e më pas tha, se do t’ia japë paratë pas një jave.Kur në zyrë hyn gazetarja e “Stop”,administratori mohon cdo gjë dhe thotë, se paratë kanë kaluar. Vetë pronari Ermal Jauri zhduket si me magji, por pak më vonë qytetari Arlind Nabolli thotë, se 3 mijë eurot i kaluan në llogari, falë emisionit “Stop”, pas një viti sorollatjesh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *