STOP-EMISIONI 98(SEZONI 8) 17 Janar 2023-Harxhon miliona per nje shtatzani, mjeku i kishte prere tubat.

Jemi në Pogradec për problemin e zonës Albina Terolli. Ajo tregon, se në vitin 2013 ka sjellë në jetë binjakë përmes një lindjeje cezariane me doktor Refki Pere. Pas 2 vitesh divorcohet nga bashkëshorti dhe njeh dikë tjetër, me të cilin tenton të bëjë fëmijë, por nuk ia del. Shkon te mjeku Refki Pere për vizitë dhe ai i thotë, se i ka prerë tubat e nuk mbetet dot shtatzënë. Albina thotë, se ka shpenzuar 35 milionë lekë nëpër klinika për të provuar 3 herë pa sukses shtatzaninë in vitro.Albina i kërkon llogari mjekut, se pse ia ka prerë tubat pa dijeninë e saj, por ky i fundit justifikohet duke i thënë, se duhet t’ia ketë kërkuar ajo vetë ose familjarët, por dokument të firmosur nuk ka.Në këto kushte, Albina Terolli, i drejtohet Prokurorisë Pogradec, dhe Korcë, por të dyja prokuroritë dalin me vendimin për mosfillimin të hetimit, pasi rasti ka kaluar 5 vjet.

Sot përkujtohet 1555 vjetori i ndarjes nga jeta të heroit tonë kombtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.Me këtë rast kryeministri Rama tha, se cdo fillim jave mësimi në shkolla do të fillojë me himnin kombtar.Ditën e djeshme transmetuam problematikën e kishës së Vosokopojës, të cilës i është dëmtuar catia.Sot tregojmë me pamje, se kisha është restauruar në vitin 2018 dhe është katandisur në këtë gjendje.

Për cështjen e prerjes së tubave gjenitalë pa dijeninë e saj, Albina Terolli ballafaqohet me mjekun Refki Pere. Mjeku thotë, se dikush ia ka kërkuar ta bëjë këtë ndërhyrje, por nuk mban mend dhe nuk mban përgjegjësi.Pas qytetares interesohet gazetarja e “Stop”, dhe mjeku sërish këmbëngul, se kjo gjë është kërkuar nga familjarët, por dokumenta para 10 vjetësh nuk ka.Madje në mënyrë të cuditshme ai thotë, se Albina nuk ka pse të dojë fëmijë, pasi ka 4 pasardhës.

Të Fundit