STOP – EMISIONI 98

Ura e Zvërnecit në gjendje të mjerë – Dherat tek Teg filmuar me dron!
Në shtator të vitit 2015 kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli premtoi rregullimin e Urës së Zvërnecit. Por sot në prag të sezonit turistik ura është sërish në të njëjtën gjendje të mjeruar. “Stop” filmon me dron pamjet e dherave pranë TEG. Ajo që duket është një hartë më njolla, që pasqyron katastrofën mjedisore në këtë zonë.

 
Motër e vëlla me sëmundje të rrallë, luten të ketë ilace në treg!
Motër e vëlla, Emigena dhe Egledis Mukollari vujanë nga një sëmundje e rrallë e lodhjes së muskujve. Që të mund të kenë aktivitet normal në të përditshmen e tyre u duhet të marrin sasi të konsiderueshme të një medikamenti, i cili prej shumë muajsh nuk është më në treg. Deri tani janë përpjekur ta gjejnë ilacin përmes të afërmve që jetojnë jashtë vendit. Sot luten vetëm, që medikamenti të hidhet në treg, që të kenë mundësi ta blejnë. Ministri Beqaj thotë, se nuk ka informacion për një situatë të tillë.
 

Fushë-Krujë:80 vjecarja Pashke Ndrelala dhunohet nga nusja e djalit!
Drejtuesi i ASHR Edmond Stojku propozon për shkarkim dhe ndjekje penale punonjësen Rajmonda Kadra, pas transmetimit në “Stop” se Kadra kishte falsifikuar vitin e lindjes dhe kishte kontrata me kompani private. Arrsh ka mbyllur rrugën dytësore në Vorë, gjithashtu pas denoncimeve në Stop. Më pas rasti i një 80 vjecareje Pashke Ndrelala nga Fushë-Kruja, e cila tregon se dhunohet nga nusja e djalit dhe nuk lejohet të jetojë në shtëpi.

Të Fundit