Stop-EMISIONI 98 (SEZONI 4) 15 janar 2019 Skandali i Pajtime Fetahu, jep dy vendime për të njëjtën çështje! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 98 (SEZONI 4) 15 janar 2019 Skandali i Pajtime Fetahu, jep dy vendime për të njëjtën çështje!


Dafina Peci, banore e fshatit Gjinar në Elbasan, denoncon në “Stop”, gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Sipas saj, gjyqtarja ka falsifikuar një vendim, duke rritur në mënyrë fiktive sipërfaqjen e tokës së saj në Gjinar.Për të njejtën cështje, Pajtime Fetahu ka dhënë dy vendime identike, por me sipërfaqje toke të ndryshme. Sipas avokatit Clirim Gjata, është absurde të ketë dy vendime në këtë mënyrë.Prokurorja e Elbasanit, Enkeleida Millonai a mbylli cështjen gjyqtares Fetahu, duke e nxjerrë pa lagur këtë të fundit.

Stop – Vetedorezohet Balili/Zeri i Amerikes “hyn” ne kazan! (15 janar 2019)

Mëngjesin e sotëm u mësua lajmi, se i shumëkërkuari Klement Balili u vetëdorëzua në policinë e Tiranës. Por kryeministri Rama e quajti sërish kazan median, që foli për vetëdorëzim, duke thënë, se edhe vetëdorëzimi ishte rezultat i një operacioni të mirëorganizuar. Mbrëmjen e djeshme, Zëri i Amerikës, publikoi pjesë nga një dosje hetimore me përgjimet e ish-drejtorit të burgjeve, Arben Cuko. Ky i fundit bisedonte me deputetë e drejtues të PS-së, si dhe shefen e kabinetit të kryeministrit Rama, për të punësuar njerëz partiakë në burgje.Por Rama edhe këtë herë e quajti kronikën e VOA-s, si jehonë nga kazani.

Stop – Eksperti Rexhepi: Ne te dy vendimet eshte firma e Pajtime Fetahut! (15 janar 2019)

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, këmbëngul, që prokuroria duhet ta kishte zbardhur këtë cështje.Por meqë prokuroria nuk e bëri këtë, Dafina Peci pajtoi një ekspert privat, për verifikimin e firmës së gjyqtares Pajtime Fetahu.Artan Rexhepi pohon, se në të dy rastet firma është e gjyqtares Pajtime Fetahu, ndaj njëri nga vendimet është falsifikuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *