Stop-EMISIONI 93 (SEZONI 4) 8 janar 2019 Kamera e fshehte: Seks dhe para per kujdestarine e femijes ne gjykate! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 93 (SEZONI 4) 8 janar 2019 Kamera e fshehte: Seks dhe para per kujdestarine e femijes ne gjykate!

Stop – Kamera e fshehte: Seks dhe para per kujdestarine e femijes ne gjykate! (08 janar 2019)

Një histori tronditëse publikohet në emisionin “Stop”. Gazetarët e programit kanë marrë rrëfimin e një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit, për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj.Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Mecani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin, që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks, për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.

Stop – Protesta ne ZDF / skaner per Pajtime Fetahun! (08 janar 2019)

Protesta e studentëve në Shqipëri dhe kushtet e tyre në konvikte kanë zënë vend në një kronikë të televizionit gjerman ZDF. Edhe sot studentët e vijuan protestën e tyra para kryeministrisë, madje hodhën edhe lëndë tymuese. Ata thonë, se janë të vendosur të mos kthehen në auditore, derisa t’u plotësohen të gjitha kërkesat.Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, nuk është një emër i panjohur për publikun. Edhe para se të publikohej videoja e korrupsionit në “Stop” rreth dy vjet më parë, emri i saj ishte lakuar disa herë.Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri e kishte futur Pajtime Fetahun në listën me 25 emrat problematikë të gjyqësorit, vendimet e të cilëve ishin të dyshimta. Po kështu ish-ministri Nasip Naco kishte kërkuar në KLD maë disiplinore për Fetahun. “Stop” bën një analizë të sjelljes së KLD-së për rastin e Pajtime Fetahut, që mori para për lirimin e një personi.

Stop – Te blesh 1 500 euro femijen tend, pervoja tronditese e nenes se divorcuar! (08 janar 2019)


Gjyqtari Hysi takohet me zonjën në fjalë në një lokal të Fierit. Ai merr 500 eurot dhe premtimin për të tjerat. Por “njeriu i drejtësië” kërkon edhe pak ngrohtësi nga zonja, të cilës i ka shitur fëmijën e saj.Por kalvari nuk mbaron këtu. Zonjës iu desh të hapte një tjetër cështje gjyqësore për të marrë vajzën në Francë, ku jeton edhe vetë.Psikologia Elona Mecani i kërkon 500 euro të tjera për gjyqarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat.Gjatë takimit ku jepet shuma, psikologia kërkon edhe pjesë për vete si dhe shumën e mbetur për gjyqtarin e parë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *