Stop -EMISIONI 92 (SEZONI 5) 7 janar 2020-Kamera e fshehtë te Mjekesia/Per 150 euro nga ngeles merr noten 8.

Me 150 euro në dorë dhe nga ngelës shndërrohesh në kalues, madje me një notë të mirë në librezë. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregoi sonte, sesi një studente masteri e mjekësisë teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Madje për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem. Pedagogu i urgjencës kirurgjikale duket se e rregulloi edhe me sekretaren Margi, që e përmend vetë në video, për të ndryshuar notat e publikuara tashmë. Studentja në fjalë pretenton, se pedagogu Besnik Faskaj e bën në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë, se në provim kishte shkruar, dhe notën 4 e ka marrë enkas, që të vinte puna te paratë.”Stop” ka rritur të dokumentojë të dyja notat, para dhe pas pagesës nën dorë të pedagogut.

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi ka gjetur një telefon “zebra” dhe kërkon t’ia dorëzojë personit, që i ka humbur.Një qytetar tjetër ka sjellë në “Stop” një video, ku duket një punonjës i arkivës qendrore, duke luajtur lojra në kompjuter gjatë orarit të punës.

Gazetarja e “Stop” është ndalur në Shijak, në një shtëpi, që përmes një muri ndahet në dy pjesë mes dy vëllezërve, që e kanë gjetur gjuhën.Por fati nuk i ka ndjëkur njëlloj edhe kur flitet për pajisjen me certifikatë pronësie. Agimi prej 5 vjetësh po sorrollatet nga Hipoteka e Durrësit,ndërsa Gëzimi e zotëron tashmë dokumentin e pronësisë.Pas shumë ecejakeve Agimit i kanë thënë, se ka humbur dosja e tij dhe duhet të fillojë procedurën nga fillimi.Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop” në hipotekën e Durrësit, u gjet dhe leja e legalizimit për shtëpinë e Agim Markut.

Të Fundit