Stop-EMISIONI 90 (SEZONI 4) 3 janar 2019 Fier, kerkon armen e gjahut kujtim nga i ati, por policia e sorollat! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 90 (SEZONI 4) 3 janar 2019 Fier, kerkon armen e gjahut kujtim nga i ati, por policia e sorollat!

Stop – Fier, kerkon armen e gjahut kujtim nga i ati, por policia e sorollat! (03 janar 2019)

Agim Thomo, nga Fieri, tregon në “Stop”, se prej vitesh jeton e punon në Athinë, por i është dashur të vijë shpesh në atdhe, për të marrë një armë gjahu me leje, kujtim nga i ati, që i ka mbetur në polici.Për shkak të një konflikti të nuses së vëllait me vjehrrin, policia ka marrë armën e gjetur në shtëpi.Cështja ka shkuar në prokurori dhe kjo e fundit, ka vendosur kthimin e armës së gjahut.Por në polici i thonë, se për tërheqjen e armës duhet vendim gjykate, edhe pse prokuroria ka marrë vendim të mos e cojë cështjen në gjykatë.Më pas përgjigja është, se duhet të vijë me shkresë zyrtare e të protokollohet dhe jo të mbërrijë dorazi.Agimi thotë, se për një cifte që kushton 200 mijë lekë, ka paguar deri tani 3 mijë euro, ndaj i vjen të qajë, që nuk po e merr dot.

Stop – E enjtja jo(parlamentare), momentet pikante te nje sesioni! (03 janar 2019)


Sot është e enjtja e parë e vitit 2019, por qytetarëvë “u mungoi” mungoi zhurma e përjavshme parlamentare. Deputetët kanë marrë pushimet dimërore dhe do të rikthehen të hënën e tretë të muajit janar.”Stop” sjell disa nga momentet më kulmore të sesionit parlamentar, që u mbyll dhe që duhet thënë, se më së shumti funksionoi si “gjysma e gjelit” për shkak të bojktotit të opozitës.

Stop – Pogradec, 28 femije me aftesi te vecanta pa mundesi transporti! (03 janar 2019)

“Stop” është ndalur në Qendrën Speciale Komunitare të Pogradecit, që frekuentohet nga 52 fëmijë me aftësi të vecanta.Përgjegjësja e kësaj qendre, Anila Bebri,shprehet se 28 fëmijë vijnë nga zona e Rrëzës, por nuk kanë mjete transporti.Ajo thotë, që problemi është ngritur, por bashkia nuk ka fonde.Gazetarja e “Stop” i është drejtuar Qendrës Arsimore, që është në varësi të bashkisë.Enkelejda Kromollari thotë, që derisa të gjendet fondi, fëmijëve u është ofruar transport falas me mjete ndërqytetase.Edhe ZA Pogradec premton zgjidhjen e këtij problemi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *