STOP – EMISIONI 9 (SEZONI 4) 13 shtator 2018 As kredi e as borxh, por Intesa San Paolo e fut në listën e zezë

Miriman Llukova, punonjës në një kompani private, tregon, se u përball me një situatë absurde, kur vendosi të marrë overdraft në bankën, Intesa Sanpaolo, ku kalon dhe pagën. Në bankë i thanë, se është në listën e zezë, edhe pse ai kurrë nuk kishte marrë kredi dhe nuk kishte asnjë borxh.Pas u interesua, zotit Llukova i thanë, se nuk e dinin, pse ishte futur në listën e zezë, por emri mund t’i hiqej pas 10 ose 20 vjetëve.Pas këmbënguljes së emisionit “Stop” në bankën Intesa dhe atë qendore, Miriman Llukova u clirua nga ky problem.

Prag-shkolla, probleme me librat shkollorë.

Shpërndarja e librave shkollorë është shoqëruar me probleme.Në një nga libraritë e kryeqytetit, aty ku shiten librat e shkollës “Sinan Tafaj”,matematika, fizika, biologjia dhe kimia shpërndahen për klasën e 10-të dhe 11-të. Por shkolla ka bërë porosi për atë të klasës së 10-të.Inspektorët e arsimit debatojnë me shitësin, duke i kërkuar të ndyrhsojnë porosinë në shtëpinë botuese dhe duke i treguar shkresën zyrtare të porosisë.Gazetarja e “Stop” pyeti drejtoreshën e drejtorisë rajonale arsimore, Arjola Byzyka, e cila tha se duhet të shpërndahen tekstet për klasën e 10-të sic është bërë porosia dhe ata që e kanë marrë për dy vite, do ta kthejnë.

Fier, pengu i 80 vjecarit: do vdes pa sistemuar vajzën e sëmurë!

Todi Vila, një 80 vjecar nga fshati Topje i Fierit, ka vetëm një peng në jetë.Todi thotë, se do të mbyllë sytë, pa sistemuar vajzën e tij të sëmurë e me kemp. Ai jeton vetëm me të bijën, i pazoti për t’i shërbyer asj dhe apelon për një zgjidhje nga institucionet e kujdesit.”Stop” shkon në shtëpinë e tij me përfaqësuesin e shërbimit social të bashkisë Fier. Enri Lulaj tha, se do të bëhet gjithcka për një zgjidhje.

Të Fundit