Stop -EMISIONI 89 (SEZONI 5) 2 janar 2020-Te qeshim sa per nje vit. (pjesa e dyte) – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 89 (SEZONI 5) 2 janar 2020-Te qeshim sa per nje vit. (pjesa e dyte)

Situata nga emisionet gjatë provave apo reklamave, shoqërohen me shumë humor në studion e “Stop”.Në këtë pjesë krijohen situata të papërmbajtshme humori, kur një vajzë është filmuar duke përdorur kundravajtje shkallët elektrike në qendrën Toptani.Të tjera episode janë edhe letrat e Ramës për kreun demokrat Lulzim Basha, rasti i vajzave norvegjeze, që bënë akuza false për djemtë në Golem, apo dhe chati on line i kryeministrit Rama me studentët deri në orën 3 të mëngjesit.

Situata nga emisionet gjatë provave apo reklamave, shoqërohen me shumë humor në studion e “Stop”.Kështu Saimiri e Genti venë pampersat në kokë, gjatë një situate humori.Në studio shpërthejnë të qeshurat edhe kur flitet për depon e ujit në Zallherr.Një gjyshe ka mbetur pa varr në Korcë dhe kjo është sa për të qeshur, aq edhe për të qarë.Një fallxhore pretendon, se të lidh me mashkullin e ëndrrave, që në këtë rast, ka qëlluar të jetë Erion Veliaj.

Situata nga emisionet gjatë provave apo reklamave, shoqërohen me shumë humor në studion e “Stop”.Situatë humori e të qeshura pafund ka shkaktuar në studio, kur flitej për opozitën e bashkuar dhe aksionin e saj, apo bidonët kundragaz të LSI-së gjatë protestave.Të rinjtë gjermanë kanzë zgjedhur një formë të vecantë proteste, duke u shtrirë në parlament.Gentit i thahet pështyma për ujë, gjë që nuk mund të kalonte pa ilaritet në studio.Me një libër në dorë shmang biletën e autobusit në një ditë të vitit.Po kaq humor shkakton edhe studimi i raportit demografik femra-meshkuj në vitin 2061.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *