Stop -EMISIONI 88 (SEZONI 5) 1 janar 2020-“Stop” pas kuintave/ c’ndodh ne prova dhe xhirimet e klipeve.

Pjesë nga momentet e provave në studio, transmetohen në ditën e parë të vitit. Momente humori, kur xhirohej videoja promocionale e nisjes së sezonit televiziv të shtatorit 2019 dhe pjesë nga xhirimet e klipeve të vajzave, vijnë me humor në këtë program.

Gazetari i “Stop” ka dalë në ambiente publike, duke u kërkuar qytetarëve, që të këndojnë himnin e flamurit. Shumë prej tyre, nuk e dinë tekstin e himnit, apo në vend të tij, këndojnë këngë të tjera me sfond patriotik.Ky material ishte përgatitur me rastin e festave të nëntorit, por në respekt të tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit, nuk u trasmetua dhe po e shfaqim në emisionin e parë të vitit.

Të Fundit