STOP-EMISIONI 87(SEZONI 6) 5 Janar 2021-Maminas-Kucove/fallxhoret te zgjidhin problemet me grate.

Një qytetar shkon të takojë një fallxhor në Maminas, për të zgjidhur një problem personal. Ai thotë, se e ka gruan me nerva dhe fallxhori i jep një nuskë e ujë për të pirë të dy bashkë.Me këtë formulë, duket se do të marrë fund edhe problemi i qytetarit.Një tjetër i ri i drejtohet një fallxhoreje në Kucovë, pasi sic thotë, ai ka problem me dy vajza në Sarandë: njëra nuk i shqitet, ndërsa tjetra nuk ia var. Fallxhorja thotë, se djali ka magji, ndaj nuk i bëhen gjërat mbarë. Ajo sugjeron si zgjidhje përdorimin e sheqerit 7 ditë deri në 3 javë, sheqer që më pas duhet hedhur te lulet.

Në ditët e para të vitit, Klintoni është bërë si fallxhor dhe ka realizuar intervista dhe situata me humor me qytetarët e Tiranës. Sa supersticiozë janë ata dhe sa bësojnë në magji e fall, do ta mësoni në këtë pjesë të parë të emisionit “Stop” për ditën e sotme.

Një qytetar shkon te fallxhore Dhurata në Golem, pasi thotë, se ka vjehrrën, por kërkon ta heqë nga shtëpia, pasi ajo e provokon dhe e ve në siklet.Një tjetër fallxhore është në zonën e Astirit. Ajo sheh filxhan dhe i thotë vajzës që i drejtohet, se nuk duhet të mërzitet, por t’ia hajë kokën me të mirë të dashurit, pasi të tilla janë kushtet e tij jashtë vendit.

Të Fundit