STOP – EMISIONI 87

Gjykata Administrative “dështimi” ku flenë 12 mijë dosje!
Në rrugën “Sulejman Kalaja” janë shtruar tubat e ujësjellësit. Ministri Manjani mori pjesë në analizën e Gjykatës Administrative të Apelit ku tha, se gjyqtarët janë përfshirë nga sindromi i fatorinos apo doganierit. Manjani tha, se në këtë gjykatë janë stok 12 mijë mijë dosje. Por “Stop” sjell në kujtesë ditën e përurimit të kësaj gjykatë në nëntor 2013, ku ministri i drejtësisë i kohës Nasip Naco e quajti ngritjen e këtij institucioni, një revolucion në fushën e drejtësisë.

 
Kamera e “Stop”, korrupsion në “pallatet” e antikorrupsionit!
Kamera e fshehtë është në qendër të kësaj pjese të emisionit. Njerëzit e biznesit u drejtohen zyrave tatimore për të “rregulluar” bilancet. Kjo është një mënyrë që të mos përfundojnë nëpër dyer gjykatash të akuzuar për evazion dhe trukim dokumentacionesh. Një rast i tillë biznesi me probleme troket në zyrën e hetimit tatimor, dhe pasi paguan “haracin e bëshëm”, ndjehet i lirë nga problemet me bilancet.

 
Rruga pranë TEG-sërish një pirg me dhera!
Emisioni “Stop” vëzhgoi sërish rrugën pranë TEG-ut, ku pirgu i dheut qëndronte aty me të njëjtin “stoicizëm”. Administratori i Njësisë Administrative të Bërzhitës Refik Velija thotë, se nuk ka patur reagim as nga firma, që ka shkaktuar këtë ndotje dhe as nga institucionet përgjegjëse.

Të Fundit