STOP-EMISIONI 83(Sezoni 8) 28 Dhjetor 2022-Skandali, jep doreheqjen per t’i shpetuar vetingut, shkon te Magjistratura.

Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë Amarildo Laçi, para dy viteve dha dorëheqjen nga detyra si gjyqtar, duke ndërprerë kështu edhe vetimin për të. Sipas ligjit, të gjithë ata, që nuk kalojnë vetingun, apo ata që dorëhiqen, duke mos iu nënshtruar këtij procesi, për 15 vjet nuk mund të jenë pjesë e sistemit të Drejtësisë, ku bën pjesë edhe Magjistratura. “Stop” ka mundur të filmojë ish gyqtarin Laçi duke dhënë mësim në shkollën e Magjistraturës, në kundërshtim me ligjin.

Disa shqiptarë kanë kënduar në qendër të Londrës me cifteli dhe e kanë shijuar performancën e tyre. Në Durrës një qytetar është ulur në trotuar, duke shitur presh e duke kontrolluar video në tik tok e platformat e tjera sociale.Një video e mbërritur në redaksinë tonë, tregon, gjelat e detit që “luajnë” futboll pas përfundimit të kampionatit botëror. Janë këto disa video gazmore, që transmetohen në pjesën e parë të emisionit të sotëm.

Më 23 nëntor transmetuam një ngjarje të pazakontë në Dimal. Mësuese Edlira Spahiu tregoi, se është dhunuar fizikisht nga titullarja e shkollës 9 vjecare “5 Maji”, ku ajo punon.Edlira ka 12 vjet mësuese e gjuhës shqipe, por kur erdhi drejtoresha e re, Adelina Parangoni, ajo e zhvendosi për nxënësit me aftësi të vecanta. Kur Edlira bëri ankesë në ZVA Dimal, drejtoresha reagoi me agresivitet, duke e dhunuar në dy parakrahët mësuese Edlirën. Edlira u ankua në Zyrën Arsimore, në policinë e Dimalit dhe u paraqit edhe te mjeku. Rasti i kaloi prokurorisë.Pas këtij rasti absurdit është thelluar, pasi bashkë me pezullimin e drejtoreshës, është pezulluar edhe mësuesja denoncuese dhe viktimë e dhunës së saj.

Të Fundit