Stop -EMISIONI 82 (SEZONI 5) 24 dhjetor 2019-Tirane/ Protestues tek Astiri, perfundon me krahun ne allci nga dhuna e policise. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 82 (SEZONI 5) 24 dhjetor 2019-Tirane/ Protestues tek Astiri, perfundon me krahun ne allci nga dhuna e policise.

Ermal Maloku, i cili jeton në Kombinat, tregon, se në 8 maj 2019 mori pjesë në një protestë me banorët e Astirit.Pai ka përfunduar protesta dhe po shkonte në shtëpi, Ermali thotë, se e kanë dhunuar 8 civilë, që e goditën dhe e dëmtuan krahun dhe më pas e cuan në komisaritatin numër 3. Të nesërmen ka bërë ekzaminimet te trauma dhe i kanë futur krahun në allci për 26 ditë, kohë pas të cilës, e ka hequr vetë, pasi ishte marrë masa e arrestit shtëpiak.Prokuroria nuk pranon, që Ermali është dhunuar, por mjeku ortoped, Dion Riza, shpjegon, se ai ka patur krisje në brrylin e majtë, që është e dhimbshme dhe i kufizon lëvizjen e krahut.Prokuroria po heton ende për protestën e 8 majit dhe aktin aktin e Erma,it, që dogji një gomë, por përsa i përket dhunës, nuk ka asnjë zhvillim. Clirim Gjata jurist, thotë, se protesta është e drejtë qytetare dhe sic po hetohet për sjelljen e Ermalit në protestë, po ashtu duhet të merrej kallzimi i tij për dhunë nga policia.

Mësuesi i matematikës, Behar Dani është filmuar nga nxënësit në një situatë kaotike në klasë. Në videon e bërë dhe dërguar nga nxënësit, këta të fundit shfaqen duke shantazhuar me fjalë e shtyrë me duar mësuesin dhe duke e filmuar qëllimisht. Disa qytetarë nga bashkia e Lacit kanë filmuar punonjësit e bashkisë, duke lundruar në internet e rrjete sociale, ndërsa ata presin dy orë në rradhë për të marrë një certifikatë familjare.

Svenja Hirsch dhe Till Wendland janë dy të rinj nga Gjermania, që kanë ardhur me bicikletë nga vendi i tyre, për të ofruar kontributin e tyre për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Ata bashkë me gazetaren e “Stop” cojnë ndihma për banorët e prekur nga tragjedia në Vorë dhe Tiranë.Vec tyre, shkolla Mrekullia dhe shoqata Liria në Suedi kanë ofruar ushqime e veshmbathje për ata, që kanë sot nevojë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *