STOP – EMISIONI 82 (SEZONI 2)

Veliaj celebron ciftin/ banalitet e vulgaritet në festivalin e RTSH-së.
Pema e Vitit të Ri është kompozuar me doreza operacioni në maternitetin e Durrësit. Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë dëgjesës publike për planin vendor të kryeqytetit, u detyra të shkëputej nga aktiviteti, duke thënë se e priste celebrimi i një cifti. Pak ditë pas mbylljes së festivalit të 55-të në RTSH nuk ka reshtur debati publik mbi vlerat e munguara të këtij aktiviteti. Banaliteti dhe vulgariteti u vunë në garë në skenën e festivalit, në vend të prurjeve të reja muzikore. Për këtë fenomen flet dhe muzikanti i njohur Aleksandër Lalo.

Elbasan, skandali i një aksidenti dhe manipulimi i provave nga prokurori.
Luan Qatipi, një qytetar nga Elbasani tregon në “Stop”, se në 1 shtator 2016, ka bërë një aksident me makinë. Pas veprimeve të para prokuroria nisi hetimet, por në mënyrë të dyshimtë, prokurori i cështjes Binas Nina mbylli cështjen. Dokumentat e siguruara nga “Stop” nxjerrin në pah një sërë parregullsish. Eksperti i parë, nxorri fajtor shoferin e automjetit tip Ford Fokus, por prokurori mori për bazë konkluzionin e një tjetër eksperti të pajtuar nga shoferi fajtor. Në morinë e parregullsive rezulton edhe se automjeti Ford Fokus, nuk kishte patur as siguracion dhe as kolaudim, në kohën e aksidentit. Shkeljet i argumenton edhe eksperti i pavarur Fatmir Hasho.

Emisioni “STOP” sjell një rast absurd sesi mund të manipulohen provat e një aksidenti. Luan Qatipi, një qytetar nga Elbasani tregon se në 1 shtator 2016, ka bërë një aksident me makinë. Pas veprimeve të para prokuroria nisi hetimet, por në mënyrë të dyshimtë, prokurori i çështjes Binas Nina mbylli çështjen. Dokumentat e siguruara nga “STOP” nxjerrin në pah një sërë parregullësish. Eksperti i parë, nxorri fajtor shoferin e automjetit tip “Ford Fokus”, por prokurori mori për bazë konkluzionin e një tjetër eksperti të pajtuar nga shoferi fajtor. Në morinë e parregullësive rezulton edhe se automjeti “Ford Fokus”, nuk kishte patur as siguracion dhe as kolaudim, në kohën e aksidentit. Shkeljet i argumenton edhe eksperti i pavarur Fatmir Hasho.

Unë vija nga drejtimi i rrugës kryesore ndërkohë mjeti tip “Ford” me targa AA 898 GP më pret rrugën. Terreni ishte i lagësht dhe nuk u mundësua frenimi i mirë i makinës. Deri tani u bënë gati pesë muaj, që asgjë nuk është zbardhur nga ky aksident. Janë bërë disa shkelje, të cilat duken haptazi në dokument.”

Menjëherë pas aksidentit çështja mbërrin në prokurorinë e Elbasanit ku i caktohet prokurorit Binas Nina.

Ekpertiza e parë që doli, fajin më të madh e kishte shoferi tjetër. Personi që unë bëra aksidentin është ankimuar për të bërë riekpertimin e dytë.”

Ekspertiza e dytë kë nxjerr fajtor?

Ekspertiza e dytë është munduar mua të më nxjerrë fajtor me padrejtësinë më të madhe, ku ka thënë jo shpejtësia, e ka quajtur kryqëzim atë vend, ndërkohë që aty nuk është i tillë është degëzim dhe e ka quajtur rrugë me dy përparësi. Rruga ku unë po lëvizja është rrugë kryesore, ndërsa tjetra është rrugë tretësore. Kështu e njeh edhe Bashkia, ku unë kam marrë skicën e plotë dhe sesi Bashkia e njeh këtë rrugë ku është bërë aksidenti.”

Eksperti – Çfarë është kjo?
Gazetari – Po çfarë është kjo pra? Na e shpjego se nuk e kuptojmë.
Eksperti – Ka ngelur aty.
Gazetari – Si?
Eksperti – Ka ngelur te kompjuteri.
Gazetari – Si ka ngelur? E ka kaluar…
Eksperti – Edhe prej kësaj tani ai që është pa faj.
Gazetari – Kush? Olsioni?
Eksperti – Këtu nuk diskutohet Olsioni.
Gazetari – Rruga që ecte automjeti “Audi A4” ka qenë parësore.
Eksperti – Si është parësore?
Gazetari – Parësore, kemi pyet Policinë Rrugore. Ne e kemi marrë nga bashkia dhe Policia Rrugore.
Eksperti – Me shkresë?
Gazetari – Me shkresë, e kam këtu. I ke emërtuar të dyja rrugët me të njejtin emërtim.
Eksperti – Po e pra, me të njejtën rëndësi.  Të të njejtës shkallë rëndësie.
Gazetari – Që do të thotë?
Eksperti – Të barabarta. Nuk ka kryesore, dytësore.
Eksperti 2 – Kjo rrugë është rrugë dytësorë ndërsa kjo është kryesore. Ky kur del nga dytësorja për të hyrë këtu, do shikojë, do i japi përparësi këtyre që janë drejt.
Eksperti – Kur i afrohesh kryqëzimit, duhet të kesh kujdes. Po në qytet tani…
Gazetari – Po nuk është kryqëzim aty.
Eksperti – Ore, fjala kryqëzim nuk do të thotë që është kryqi i Jisu Krishtit. Kur trajektoret e mjeteve ndërpriten, përparësi do t’i japësh krahut të djathtë.
Eksperti 2 – Atje s’ka kryqëzim fare njëherë dhe nuk vihet në… Atje ku s’ka kryqëzim, nuk vihet ky neni i kryqëzimit. Ky nen vihet atëherë kur ka kryqëzim dhe aty të jap përparësi që je në të djathtë dhe atë ta jap kur mbërrijmë të dy njëherësh në kryqëzim.”

Ndërkohë eksperti i pavarur Fatmir Hasho jep argumentin e tij për këtë rrugë, në të cilët thotë se nëse je në rrugën më të ngushtë, përparësi ka mjet që është në rrugën kryesore.

Duke e parë dhe duke e njohur edhe në realitet nuk kemi të bëjmë fare me fjalën kryqëzim, pasi kryqëzimi ka të paktën katër drejtime. Nuk kemi të bëjmë me degë kryqëzimi, por në opinionin tim kemi një drejtim në formë “V”- je. Parimi i krahut të djathtë është determinant në çdo krah. Në rastin konkret meqënëse nuk ka pasur asnjëlloj sinjalistike është detyrimisht për të rregulluar trafikun në këtë zonë një gjë shumë e mirë mund të ishte një rrethrrotullim, ku në hyrje dhe në dalje të tij të vendosen edhe tabelat që kemi të bëjmë me rrethrrotullim.”

Me barrelë në spitalin e Kukësit/ Polici bashkiak merr bakshish.
Në Kukës një i sëmurë transportohet me barrelë si në epokën e gurit. Një qytetar filmon hajdutin e shtëpisë dhe e ndjek atë. Një polic bashkiak “kapet mat” duke marrë bakshish. Këto janë disa nga situatat, që transmetohen dhe komentohen në studion e “Stop” në pjesën e tretë të emisionin të sotëm.

Të Fundit