STOP – EMISIONI 8 (SEZONI 2)

Manipulimi i zgjedhjeve, Dibra “day after”!
Portali europian Euraktiv i ka kushtuar Shqipërisë një reportazh të zgjeruar, ku vihen në dukje anët e kundërta dhe aburde të vendit tonë. Natyra e bukur përballë kushteve të mungura, gjykata të padrejta përballë fjalimeve dhe fotove pompoze të kryeministrit janë në thelb të shkrimit.Një ditë më parë Stop publikoi rastet e blerjes së votës për votimet e 11 shtatorit në Dibër. Sot prokuroria nisi hetimet, ndërsa kryeministri Rama zhvilloi një miting falenderues për qytetarët e Dibrës dhe procesin demokratik.

Peshëngritja në Shkodër….sa shumë halle!
Stop ka udhëtuar drejt Shkodrës, aty ku peshëngritësit e këtij qyteti ankohen për kushte të vështira stërvitjeje.Për shkak të rinkonstruksionit të stadiumit Loro Borici, peshëngritësit u zhvendosën në pallatin e sportit. Por edhe tani që stadiumi është gati, trajneri Peti Tuzi, thotë, se askush nuk është kujtuar t’i sistemojë sërish.

 
Rasti i Rajmonda Kadrës dhe sjellja e pakuptueshme e prokurorisë!
Në sezonin e kaluar Stop transmetoi rastin e zyrtares së ASHR-së Rajmonda Kadra, e cila në konflikt të hapur interesi kishte kontrata me kompani private. Prokuroria pushoi cështjen e kallzuar nga drejtori i institucionit. Ndërsa Stop “u sugjeron” kolegëve të Kadrës, që të bëjnë kontrata të rregullta me privatin. Në këtë mënyrë nuk do t’u hyjë gjemb në këmbë.

Të Fundit